HomeLajme

Pezullohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë Vorë

Është pezulluar nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Vorës, Genti Picari.

Kujtojmë që nënkryetari Genti Picari u emërua nga ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku, pasi ky i fundit ishte shkarkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi ishte subjekt i ligjit Dekriminalizimit.

Ishte pikërisht Kajmaku, që në vendimin e fundit para se të shpallej në kërkim, shkarkoi dy nënkryetarët e bashkisë dhe i kaloi kompetencat e kryetarit Genti Picarit, duke e emëruar nënkryetar.


TË NGJASHME