HomeShëndeti

Pjastra e nxehtë, e dëmshme për flokët?!

Sa herë të ka ndodhur mëngjeseve para pasqyrës ta shohësh veten në krizë? Flokët sërish të parregullt? Nëse puna e parë që bën në këto raste është pjastra e nxehtë, kujdes! Duhet të mendohesh dy herë!

Ka shumë arsye për këtë. E vërteta është që piastra e nxehtë është e dëmshme për flokët. Por sidomos nëse atë e përdor në flokë ende të lagur.

“Përdorimi i një pjastre të nxehtë në flokë të lagur është mjaft i dëmshëm”,– thotë Nicole Heney, makeup artist-e. “Nëse përdor shpesh piastrën e nxehtë në flokë të lagur, lagështira e flokëve do të largohet menjëherë duke i djegur fijet. Pjastra është e dëmshme për flokët dhe kjo dihet, por në flokë të lagur është edhe më keq. Ajo që duhet të bësh është një produkt mbrojtës i nxehtësisë mbi flokë ose t’i lësh flokët të thahen plotësisht nga lagështira.”

Këshillohet:

Përdor më shumë shampo për flokët e thatë dhe produkte kozmetike pa alkool, në mënyrë që të mos dëmtosh flokët.

Sa herë të kesh nevojë për t’i drejtuar flokët me pjaster, sigurohu që të jenë plotësisht të thatë.

Para se të përdorësh pjstrën, përdor një produkt mbrojtjës kundër dëmtimit të diegies.

Mbaje temperaturën e tharjes së tij nën kontroll. Nëse të dhemb skalpi, atëherë temperatura e pjastrës është e lartë.


TË NGJASHME