HomeSport

Piatek: Nuk ndalemi, qëllimi është Champions League!

Polaku përjetoi një natë për t’u harruar në “San Siro”, stadiumi që kohët e fundit ishte shndërruar në territorin e gjahut për numrin 19 kuqezi. I vetmuar në morsën zikaltër që përbëhej nga De Vrij dhe Škriniar. Kështu mund të cilësohet paraqitja në derbi e Krzysztof Pi?tek.

Duke u rikthyer te sfida e së dielës, 23-vjeçari preku topin vetëm 17 herë. Shifra bëhet edhe më e pakët, kur e krahason me thuajse 100 minutat në të cilat polaku u vërtit në fushë. Ai nuk u shërbye kurrë në kushte për të tentuar portën. Pikërisht këtu del në pah statistika e zero gjuajtjeve në kuadrat, teksa edhe ajo tentativë në drejtim te Handanoviçit, përfundoi bollshëm mbi traversë.

Tetë gola në dhjetë paraqitje kuqezi nuk janë pak, me polakun që i duhet të shkundet, e të shkundë skuadrën që në fundjavën e ardhshme në Gjenovë ndaj Sampdorias. Në “Instagram”, Piatek shfaqet i karikuar dhe gati për të kthyer faqe, teksa në një postim të bërë dje shkruante: “Qëllimi ynë është që të shkojmë në Champions League dhe sigurisht që humbja në derbi nuk do të na ndalojë për të arriturr atë që duam! Të gjithë së bashku: Forza Milan!”

Nota e vetme pozitive e mbrëmjes së tij është e gjitha te kilometrat e përshkuara. Ai vërtetoi edhe një herë cilësitë e tij të jashtëzakonshme fizike, teksa në fund të takimit kishte regjistruar 10633 metrat e përshkuara.

 


TË NGJASHME