HomeShëndeti

Pika të bardha përreth syve?! Ja si t’i eliminoni

Pikat e bardha të cilat mund të shfaqen në gjithë fytyrën formohen duke e mbyllur keratinën nën sipërfaqe të lëkurës gjithashtu, mund të jenë grumbullues të yndyrës dhe dhjamit.

Milia quhen topthat e vegjël që dalin në fytyrë zakonisht rreth zonës së syve. Ato shfaqen në formën e cisteve dhe mund të qëndrojnë në lëkurë për muaj të tërë apo edhe vite.

Menjëherë duhet patjetër ta dini që nuk bën t’i shtrydhni. Ato janë grumbullime tepër thellë nën lëkurë dhe në vende të ndjeshme.


Por në kushte shtëpie mund të provoni këtë metodë:

Nevojiten:

– sheqer
– limon
– vaj ulliri

Përgatitja:

Përzieni dy lugë çaji sheqer me lëng prej gjysmë limoni. Tretjes shtoni një lugë vaj ulliri.

Aplikimi:

Bëni masazh të lehtë lëkurës dhe lëreni të veprojë 15 deri në 20 minuta.

Pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë.


TË NGJASHME