HomeSociale

Pini çdo ditë një gotë qumësht me pak mjaltë dhe metabolizmi do të punojë si sahat

Ekzistojnë disa arsye përse çdo ditë duhet të pini një gotë qumësht me pak mjaltë natyral.

Kombinimi i mjaltit dhe i qumështit  përdoret në ushqim por edhe në kozmetikë.

Këto janë përparësitë të cilat shfaqen pas konsumimit të rregullt të qumështit me mjaltin:

Qëndrueshmëria

Një gotë qumësht dhe 2 lugë mjaltë në orët e mëngjesit do të përmirësojnë qëndrueshmërinë. Qumështi përmban proteina, ndërsa mjalti karbohidratet e nevojshme. Qumështin dhe mjaltin mund ta pinë të gjithë personat, pavarësisht moshës dhe gjinisë.

Kujdesi për lëkurën

Edhe mjalti, edhe qumështi kanë veçori antimikrobike. Është interesante që ky kombinim përdoret nëpër Spa qendra të ndryshme banjash nëpër botë. Përzieni 3 lugë qumësht të ngrohtë dhe 1 lugë të vogël mjaltë, mbushjen e pambukut lageni në përzierje dhe pastrojeni fytyrën.

Ngadalëson plakjen

Njerëzit në shumë civilizime të vjetra (grekët, romakët, egjiptianët dhe indianët) kanë pirë qumësht dhe mjaltë për të ruajtur rininë e tyre.

Veprimi antibakterial

Hulumtimi ka treguar që kombinimi i qumështit dhe i mjaltit ka efekt të madh tek stafilokokët

Tretja

Një gotë qumësht i ngrohtë me 2 lugë mjaltë do të ndihmojnë tek kapsllëku, fryrja dhe sëmundjet e zorrëve.

Sëmundjet respiratore

Qumështi i ngrohtë është ilaç i shkëlqyeshëm për ftohjen dhe kollin, sikurse edhe mjalti. Nëse i bashkojmë veçoritë e tyre, do të fitojmë ilaç të shkëlqyeshëm.


TË NGJASHME