HomeShëndeti

Pini sa më shumë ujë për një gjumë të gjatë dhe të qetë

Shumë njerëz nuk flenë sa duhet dhe një studim i fundit pohon që një njeri i moshës mesatare fle vetëm gjashtë orë gjatë natës, shkruan The Independent.

Arsyet për netët pa gjumë , me raste janë të lidhura dhe me probleme të fshehta psikologjike, por një studim i ri pohon që kjo ka të bëjë edhe me mos konsumim të mjaftueshëm të ujit para gjumit.

Akademikët në Penn State University të Pennsylvanias , pas studimit që përfshiu më shumë se 20 mijë të rritur në Kinë dhe SHBA, ku të gjithëve iu ishin analizuar shprehitë e gjumit dhe konkluduan se lidhjet mes cilësisë së gjumit dhe hidratimit kanë të bëjnë me një hormon në turp të quajtur ‘ vasopressin’ e që lirohet më shpejtë dhe më shpesh në ciklin e gjumit.

 


TË NGJASHME