HomeShowbiz

Pink gëzon tashmë yllin e saj në “Walk of Fame”

Këngëtarja me famë botërore, Pink, është bërë me yll në sheshin më të njohur në botë “Walk of Fame”.

Por këngëtarja 39-vjeçaree hitit “Just Give Me A Reason” nuk e gëzonte këtë ceremoni vetëm, pasi u pa e shoqëruar nga burri i saj Carey Hart, si dhe dy fëmijët e tyre: Willow Sage, shtatë vjeçe dhe Jameson Moon, dy vjeç.

Pink dukej bukur në një fustan të zi dhe me material të bardhë në pjesën e poshtme, gjersa zbukurohej nga një trëndafil i kuq i ngjitur në bel, shkruan DailyMail.

Flokët e saj të bardha flokësh të zbardhura i dhanë asaj një pamje edhe më tërheqëse, gjersa manikyri i kuq ishte detaji plotësues i dukjes së saj.

Pink gëzoi momentin e veçantë kur u ul pranë pllakës, në të cilën është gdhendur ylli i saj, teksa aty pari u gjunjëzua edhe bashkëshorti i saj, si dhe dy fëmijët u ulën para.

Ky është ylli i 2656-të në “Walk of Fame”, të Hollywoodit.

Pink ka të edituara në treg shtatë albume, të cilët kanë qëndruar gjithnjë në Top 10 të “Billboard”.

“Ne jemi të ngazëllyer për të nderuar një nga artistët më të njohur në botë P!NK!”, tha Ana Martinez, prodhuese e “Walk of Fame” në Hollywood.Ajo është një interpretuese unike që ju lë në një gjendje gëzimi dhe befasie në të njëjtën kohë”, ka shtuar më tej ajo.

Pink ka fituar tri çmime ‘Grammy’, një shpërblim ‘Emmy’, tri çmime ‘Billboard Music’, shtatë çmime ‘MTV Video Music’, përfshirë çmimin nderues ‘Michael Jackson Vanguard 2017’. 


TË NGJASHME