HomeSport

Pistë parashutizmi në Malin e Dajtit, në Tiranë

Nëse deri dje të gjithë të apasionuarit pas parashutizmit kanë shkuar deri në Llogara për të gjetur një pistë Parashutizmi, tani nuk është më e nevojshme, pasi Bashkia e Tiranës ka bërë të mundur realizimin e një piste të tillë në malin e Dajtit.
Vetë kryetari i bashkise, Erjon Veliaj, ka përuruar këtë pistë pikërisht në ditën kombëtare të Maleve, ku së bashku me Agjencin e pyjeve dhe rekreacioni organizuan dhe një fest, tashmë të kthyer në traditë.
“Meqë janë festat dhe kemi kapur borën e parë në Dajt, dua t’iu uroj të gjithëve gëzuar festat.”
Shprehet Veliaj.
“Shumë shpejt do të hapim tregun e gjelave jo në mes të Tiranës, por në Baldushk, aty ku është gjeli më i mirë i detit. Do të kemi shumë prodhime të fermave tona dhe inkurajimi është ky, vendi ynë është i bekuar! Kemi produkte lokale, kemi natyrë, kemi arsye për t’u marrë me sport. Nëse do t’i kalojmë festat në këtë mënyrë, edhe do inkurajojmë ekonominë lokale, ajo do të ishte lajm shumë i mirë edhe për të gjithë ata që e kalojnë të gjithë vitin në fermat apo në zonat rurale për të jetuar me ekonominë që sjell fshati”, tha Veliaj.


TË NGJASHME