HomeShowbiz

Pjesë e një filmi turk, moderatorja shqiptare jep detaje: Si arrita të fitoj rolin

Ditë më parë në media qarkulloi në media lajmi se prezantuesja shqiptare, Arbnora Ademaj do të bëhej pjesë e një seriali turk. Por, së fundmi moderatorja ka qenë e ftuar në “Ftesë pa 5” ku ka dhënë më tepër detaje rreth kësaj çështjeje. Arbnora tregoi se propozimi nga produksioni turk i erdhi rastësisht.

Ishte takim i rastësishëm, i pëlqeva si fytyrë dhe kemi menduar të jemi pjesë e disa filmave që ata kanë në realizim e sipër. Ata po kërkonin një femër e cila ka ndikim në media, në rrjetet sociale, në pjesën e Ballkanit. Ishte e pabesueshme për mua, mendoja që ndoshta s’është e vërtet”, u shpreh Arbnora.

Prezantuesja tregoi se roli që do luajë në film do e ndihmojë shumë duke qenë se nuk e di mirë gjuhën turke. Arbnora do luajë rolin e një vajze që ka probleme me të folurin.


TË NGJASHME