HomePolitikë

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje, PD: KQZ mashtroi sërish

Pas deklaratës së KQZ-së për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje, ka ardhur dhe reagimi i Partisë Demokratike. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD Ivi Kaso, është shprehur se ndryshe nga çfarë deklaroi më herët KQZ, pjesëmarrja reale në zgjedhje ishte 15%.

Të dhënat e sotme janë mashtrim. Komisionerët socialistë, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të vjedhjeve kanë rritur pjesëmarrjen me 8 përqind, që do të thotë se kanë mbushur kutitë, duke shtuar rreth 280 mijë vota në të gjithë vendin. Ata nuk kanë ruajtur dot as shifrën zyrtare të dhënë nga vetë Komisioni natën e 30 Qershorit.

Pjesëmarrja reale ne votimet e paligjshme dhe antikushtetuese të 30 qershorit është 15 përqind. Mbushja e kutive për t’I dhënë Edi Ramës oksigjen, nuk e ndryshon dot faktin se shqiptarët panë se gjatë gjithë ditës, veçanërisht pas mesditës, qendrat e votimit në të gjithë vendin.“, ka thënë Kaso.


TË NGJASHME