HomeShëndeti

Pjeshka, fruti me shumë benefite

Pjeshka, ky frut që konsiderohet si simboli i jetëgjatësisë në Kinë, ka origjinën e vet në këtë vend ku është kultivuar për më shumë se 5000 vjet. Pjeshka është e pasur me antioksidantë të cilët i mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimi dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve kronike.

Pjeshkat përmbajnë fenol, substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron më fuqishëm se sa vitamina C. Por, meqë lëkura e pjeshkës përmban deri dy herë e gjysmë më shumë fenol se sa vetë brendësia e frutit, mos e qëroni atë.

Karotenoidet kryesore të cilat gjenden në pjeshkë dhe nektarina janë beta-kriptoksantin dhe beta-karotinë, të cilat në organizëm shndërrohen në vitaminë A. Sa më të portokallta të jenë pjeshkat më tepër beta-karotenë ka në to.

Pse duhet konsumuar

Pjeshkët e freskëta janë burim i mirë i fosforit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse ndikon në shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve, rritjen dhe rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e vlerave të ph në gjak.

Ato po ashtu përmbajnë edhe hekur, bakër i cili i nevojitet organizmit për të krijuar hemoglobinë dhe kolagjen, vitaminë B3, i cili është një faktor i rëndësishëm për metabolizmin dhe prodhimin e energjisë.

Një pjeshkë e madhësisë mesatare (me lëvore), mbulon pesë deri në dhjetë për qind të nevojave të trupit për fibra te të rriturit. Nëse hani pjeshkë rregullisht, do të rregulloni sulmet e urisë, do të mundësoni zbrazjen e rregullt të zorrëve, do të zvogëloni rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2.

Nuk duhet harruar as që pjeshkët janë burim i rëndësishëm i vitaminës C, e cila na mbron nga infeksionet dhe përshpejton shërimin dhe i vitamins E, e cila ndikon në imunitet dhe në shëndetin e lëkurës.

Vlerat ushqyese

Këtu janë vlerat ushqyese për 100 gram të produktit:

Potasio: 260 mg.

Kalori: 27 kcal.

Ujë: 90,7 g.

Karbohidrate: 6.1 g.

Proteina: 0,8 g.

Sheqerna: 6.1 g.

Fibra: 1.6 g.

Kalcium: 8 mg.

Natrium: 3 mg.

Hekur: 0,4 mg.

Kalium: 260 mg.


TË NGJASHME