HomeLajmi i Fundit

Plagos dy qytetarë, pranga 36-vjeçarit

Policia e Durrësit tha se kanë arrestuar një 36-vjeçar, pasi ka plagosur dy shtetas të tjerë.

Një tjetër qytetar në Durrës u procedua në gjendje të lirë për ndërtim pa leje.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Durrës

Arrestohet në flagrancë një 36-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

  1. Ll., 36 vjeç, banues në Sukth, pasi më datë 26.04.2020, ka goditur për motive të dobëta, me sende të forta shtetasin V. K., 40 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, dhe shtetasen A. K., 39 vjeçe.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi V. K., pasi u konstatua duke ndërtuar një mur rrethues në banesën e tij, pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”,”Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Ndërtim pa leje”.

K.S/GotaNews