HomeLajme

Plagos me thikë kushëririn, pranga 44-vjeçarit

Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti për motive pronësie, në kodër Kashar 2 në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Rezeart Hoxha, 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës në trup kushëririn, shtetasin K. H., 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor.

‘Mollë sherri’ mes dy kushërinjve është bërë një rrugë. Mësohet se Rezeart Hoxha pretendonte se rruga ishte ndërtuar në tokën e tij dhe sipas tij kushëriri nuk duhet të kalonte aty me makinë. Pasi dy kushërinjtë janë zënë verbalisht me njëri-tjetrin, 44-vjeçari ka goditur me thikë kushëririn e tij, shtetasin K. Hoxha. Për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur, ndërsa është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës. Ndërkohë, policia ka arrestuar agresorin, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë.


TË NGJASHME