HomeLajme

Plagosën 24-vjeçarin arrestohen babë e bir

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës, pasi gjatë një konflikti kanë plagosur një 24-vjeçar.

Mësohet se të arrestuarit janë babë e bir të moshës 40 dhe 17 vjeç. Ndërkohë, i plagosuri është transportuar për në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe më pas ka degjeneruar deri në përplasje fizike. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Nga Komisariati i Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: H., 40 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u procedua në gjëndje të lirë, djali i tij i mitur, shtetasi K. H., 17 vjeç. Këta dy shtetas (at dhe bir) pas një debati për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me shtetasin G. P., 24 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor. Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”


TË NGJASHME