HomeLajme

Plagoset një i mitur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Një aksident është shënuar sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku për pasojë një i mitur ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:45.

Burime zyrtare nga policia pohuan se automjeti me drejtuese shtetasen me inicialet R. A ka aksidentuar shtetasin e mitur me inicialet K.L, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesja e automjetit do shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit


TË NGJASHME