HomeLajmi i Fundit

Plagosi aktivistin e PD, arrest me burg për Ndriçim Jonuzin dhe bashkëpunëtorët e tij

Plagosja e aktivistit të PD në Kavajë ishte një ngjarje e cila bëri shumë bujë dhe ngjalli reagimin e shumë politikanëve.

Policia ka vendosur arrest me burg për shtetasit Ndriçim Jonuzi (Tahiri), i cili plagosi me armë zjarri në këmbë brenda zyrës elektorale të PD Bledar Okshtunin, si dhe dy autorët e tjerë, Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla,

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u arrestuan shtetasit: N. T.(J.), 45 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe D. T., 29 vjeç dhe M. Sh., 29 vjeç për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Këta shtetas ishin të shpallur në kërkim, pasi më datë 19.04.2021, shtetasi N. T. ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin B. O., ndërsa shtetasit D. T dhe M. Sh. nuk kanë kallëzuar për krimin”, thuhet në njoftimin e policisë.


TË NGJASHME