HomeLajmi i Fundit

Plagosja e 38-vjeçarit në Korçë, Policia zbardh ngjarjen

Policia e Korçës ka zbardhur detajet e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një 38-vjeçar është plagosur me mjete prerëse.

Policia njofton se mbrëmjen e datës 12.03.2020, në lagjen nr. 8, është plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi E. P., 38 vjeç, banues në Korçë

Për këtë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. Ç., 38 vjeç dhe shtetasit I. A., 33 vjeç, të dy banues në Korçë. Sipas Policisë këta shtetas në bashkëpunim midis tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë plagosur me thikë shtetasin E. P..

Korçë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbremjen e djeshme, ku në qytetin e Korçës u plagos me mjet prerës një 38-vjeçar.

Policia arreston në flagrancë dy autorët e dyshuar të ngjarjes për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbremjen e datës 12.03.2020, ku në lagjen nr. 8, është plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi E. P., 38 vjeç, banues në Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Nga këto struktutra u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. Ç., 38 vjeç, (i dënuar më parë për “Vjedhje”) si dhe shtetasit I. A., 33 vjeç, të dy banues në Korçë.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim midis tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë plagosur me thikë shtetasin E. P., i cili pas ndihmës së marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

K.S/ GotaNews