HomeLajmi i Fundit

EMRI/ Plagosje me armë zjarri në Lezhë, një person niset drejt Traumës

Nje plagosje me arme zjarri ka tronditur kete te shtune Ishull Lezhen, ku nje i ri me plage arme eshte nisur drejt kryeqytetit per te marre ndihme te specializuar per shkak te lendimeve qe ka.

Sic bejne me dije blute rajonal, Rreth orës 11:05, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi S.N. 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Mësohet se quhet Saimir Nikolla shtetasi i plagosur, per arsye ende misterioze.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:05, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi S.N. 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.