HomePolitikë

“Plaka shkoi në ferr”/ E gjithë bota në homazhe, gazetari ngre dolli dhe ofendon Mbretëreshën

Ndërsa e gjithë bota po transmeton mesazhet ngushëlluese në nder të Mbretëreshës Elizabeth II që ndërroi jetë ditën e djeshme, një Argjentinë është shënuar një moment aspak i këndshëm. Në një studio televizive pak orë pas laljmit një prezantues ka ofenduar dhe festuar me shampanjë vdékjen e Mbretëreshës britanike.

Në videon, e cila më pas është shkëputur, gazetari Santiago Cuneo e quan atë një ‘plakë’, përpara se të ngrejë dolli për vdékjen e saj duke vazhduar: “M**t britanik. Lajm i mirë. Personi i duhur ka vdékur. Plaka më në fund shkoi në ferr.”

Klipi ka ngjallur neveri në mediat sociale, me një person që shkruan:
“Një turp, çfarë mungesë respekti! Ai mund të mos e pëlqejë monarkinë, por mund të respektojë një person të vdékur. Me sa duket duhet të jesh i vrazhdë për të fituar audiencë, sa botë e trishtë. Nëse ky njeri do të ishte pak më i zgjuar, do ta dinte se mbretëresha nuk ka fuqi politike.”


TË NGJASHME