HomeSociale

Planet për plazh: Mbaruan ditët me shi?

Shiu që përfshiu pjesën më të madhe të vendit, nuk qe aspak në anën e atyre që zgjodhën bregdetin për të pushuar. Por për fatin tonë të mirë, ditët me shi mbaruan. Të paktën për këtë javë.

Sipas MeteoAlb, vranësirat do të jenë më të dukshme në zonën jugore dhe juglindore, kur herë pas herë do të ketë edhe shira. Por që pas ditës së enjte, kushtet atmosferike do të përmirësohen. Nga nesër dhe në vijim, temperaturat do të rriten dhe në fundjavë do të kulmojnë në 35 gradë Celcius.


TË NGJASHME