HomeLajmi i Fundit

Plani financiar, Rama jep detajet

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar në emisionin “Opinion” planin financiar për të përballuar pasojat e krijuara nga koronavirusi.

Rama tha se të gjithë qytetarët të cilët ndodhen në shtëpi për shkak të koronavirusit do të marrin rrogën për çdo ditë që do të mungojnë në punë.

Po ashtu, kryeministri tha se do të kompensohen dhe puntorët që punojnë në të zezë, por më parë ata duhe të denoncojnë pronarin e tyre.

“Është përllogaritur që të gjitha kompanitë që kanë probleme me këtë garanci sovrane do i paguajnë njësoj sikur të mos kishin munguar asnjë ditën punë.”

Kush do i dalloj kompanitë që kanë mundësi ta bëjnë dhe ato që nuk kanë mundësi ta bëjnë?

Është një punë aspak e vështirë që i takon kompanive dhe bankave dhe patjetër që garancia e vendosur prej 100 milionë dollarëve është më se e mjaftueshme për të përballuar nevojat.

Sa do paguhet një punonjës? Do ketë një standard për të gjithë punonjësit, apo në bazë e të ardhurve?

Çdo punonjës do të marri pagën e munguar. Do të thotë sa e ke pagën, sa ditë i ke munguar kompanisë në punë dhe do të kompensohen një për një.

Po thoni që një qytetarë që ka ndërprerë marrëdhënien e punë prek koronavirusit, nuk do të ketë asnjë humbje financiare nga rroga e tij.

Absolutisht!

Ka një numër të tjerë puntorësh që punojnë në kushtet e informalitetit?

Ata, është koha për të denoncuar pronarët nëse duan mbështetje. Në informalitet nuk kompenson asnjë shtet në botë. Kështu që ata që marrin rrogë në të zezë të denoncojnë pronarët nëse duan që ne tu kompensojmë rrogën që u mungon.

Si bëhet kjo?

Të denoncojnë pronarin që unë punoj në këtë kompani deri tani jam paguar në të zezë, tani duke qënë se nuk shkoj në punë pronari nuk më paguan. Ne jemi gati, kemi ngritur edhe skemën dhe se si do të bëjmë investigimin e shpejtë dhe do të detyrojmë pronarin ti regjistyroi dhe të ketë akses në grancinë sovrane. Ata nuk kanë çfarë dokumenti të japin. Mjafton të denoncojnë ne nga nesër që hyn në fuqi akti-normativ kemi gati për ditën kur fillon puna kemi gati edhe gjithë kanalin e denoncimit. Dhe u bëj thirrje që të mos rrjinë si skllkevër por të denoncoj atë që i mbajnë skllevër.

Kryeministri Rama ka shpjeguar ndër të tjera paketën e masave të marra nga qeveria për të menaxhuar edhe situatën ekonomike të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.

Rama tha se buxheti i vendosur në funksion të Ministrisë së Shëndetësisë është drejtpërdrejtë i dedikuar për nevoja që lidhen me asistimin e të gjithë atyre që do të infektohen apo do t’i referohen ndihmës në spital. Drejtpërdrejt për të mbështetur mjekët dhe pesonelin shëndetësor. Shpërblimi i mjekëve është veç. Ne kemi thënë që të gjithë mjekët, infermierët që janë të përfshirë në vijen e e parë në fund të muajit ku jemi, bashkë me rrogën do të marrin edhe 1 mijë euro bonus.

Në këtë buxhet përfshihet edhe blerja e tamponëve?

” Gjithçka, por koha është e papërcaktuar nuk e dimë sa do të zgjasë kjo gjendje dhe për këtë arsye duhet te jemi të furnizuar vijimësisht.”

Dukej sikur kishte tone alarmante në fjalën tuaj sot. E di sepse edhe unë e jetoj siatuatën. A keni një plan afatgjatë që të dini ku mund të shkojmë në rrethana përkqeqësuese?

“Ajo që më alarmon është çdo shenjë pakujdesje nga qytetarët. Nëse ne kufizjmë orarin për këmbësorët, është e kuptueshme që do të ketë më shumë radhë në dyqanet ku bëhen shpenzimet, por është e patolerueshme të turremi të gjithë tek dera. Dhe përfitoj nga rasti t’ju them: ju  lutem mos hedhim në plehra një sakrificë kaq të madhe, sepse pastaj i bie të vrasim veten.”

Sepse 2 orëshi i lëvizjes është i pamjaftueshëm dhe vetvetiu do të krijohen radha. A ishte kjo zgjidhja më e mirë apo mund të ishte bërë diçka tjetër?

“E thonë se nuk i shohin avionët që hedhin bomba, nuk i shikojnë ushtarët e armikut, por po të ishte kështu do vraponin të bënin ato që janë të domosdsohme. Arsyeja pse alarmohem ësshtë se disa njerëz se (edhe pse shumë  pak , por mjaftueshëm të për rrezikuar të tjerët) e trajtojnë orarin e lëvizjes si një mundësi për të dalë edhe pa kujdes, edhe pa nevojë.”

Artan Hoxha: E kishim parashikuar që vendosja e fashës së orareve do të krijonte radhë.

“Patjetër që nuk duhet shkencë, që do të kishte më shumë njerëz në radhë, por nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë që nuk ka vlerë asgjë që bëjnë nëse nuk rrinë në radhë. Në SHBA ka dalë një video një radhë me kilometër ku njerëzit rrijnë dhe respektojnë distancën. Mbarojnë më shpejt dhe nuk infektojnë njëri-tjetrin. Përsa i përket bankave, do ketë tolerancë nëse ka ende njerëz që duan të mbarojnë punë. Nëse kemi një orar në bankë që është ai që kemi përcaktuar. Nga ora 6 deri në ora 10 dhe pastaj nga ora 4 deri në ora 6. Nëse ka njerëz të cilët janë në radhë dhe erdhi ora 10 natyrisht ka tolerancë për të vazhduar për t’ju shërbyer.”

Artan Hoxha: Me del polici më vë gjobë.

” Është shumë e thjeshtë, kur ti shkon në bankë dhe ke bërë një veprim në bankë, ti ke provon që ke qenë në bankë. Nëse je në bankë ke një faturë që mund t’i tregohet policisë.”

Duke folur per veprimet dhe kujdesin e qytetareve, Rama tha: Po vazhduam kështu deri në fund dhe po e mbajtëm deri në fund, jo si kombëtarja që në fund ha golat, ne do dalim mirë nga kjo histori dhe nuk do biem pre e pakujdesisë sonë në një formë që mund të na prodhojë një katastrofë njerëzore.

Duke sqaruar në detaje paketën e masave të qeverisë, Kryeministri Rama i është përgjigjur edhe pyetjeve të qytetarëve shqiptarë, të dërguara në adresën e emisionit “Opinion”. Duke sqaruar këtë paketë, i pyetur se çfarë do të ndodhë me personat, që nuk shkojnë në punë për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit, ndonëse aktiviteti ku ata janë të punësuar vijon, Rama tha:

“Nëse aktiviteti është i hapur dhe punonjësit nuk shkojnë në punë, nuk i paguan askush. Asnjë vend, as Italia sot që flasim nuk ka mbyllur pjesën kritike të zinxhirit ekonomik, se po u mbyll pjesa kritike nuk ka ç’të na bëjë virusi më keq nga sa mund t’i bëjmë njëri -tjetrit se kthehen njerëzit në pjesën natyrale dhe hanë njëri- tjetrin. Dhe kush nuk shkon në punë aty ku aktiviteti është i hapur nuk mund të marri asgjë”.

Ndërkohë, lidhur me familjet që jetojnë në ndihmë ekonomike, dhe nuk arrjnë t’ja dalin dot, Kryeministri tha se do të marrin asistencë konkrete në ushqime dhe ndihma.

Ndërsa shpjegoi edhe pikën ku do të fshihen përgjithmonë kamatvonesat për debitorët aktivë, familjar ose biznes, Rama tha se ky plan do të aplikohet vetëm për familjarët dhe biznesin e vogël, por duke falur vetëm kamatvonesat dhe jo konsumin për personat debitorë.  Pra në shembullin e tij, Rama tha se kush nuk paguan dritat do t’I hiqet gjoba dhe jo konsumi.