HomeLajme

Plantacion kanabisi brenda vilës, të arrestuar tre shqiptarë

Një plantacion me 885 bimë narkotike marijuanë në fazën e fundit të kultivimit dhe mbi 1 mijë fidanë u sekuestruan nga policia spanjolle, duke arrestuar tre persona, përfshirë edhe një grua.

Sipas raporton policia në Valencia, të arrestuarit janë midis 24 dhe 30 vjeç dhe të gjithë janë shqiptarë.

Hetimet filluan kur policia mori informacione për ekzistencën e mundshme të një laboratori për kultivimin e marijuanës brenda një vile në Torrent.

Gjithashtu, u sekuestruan edhe rreth 1 mijë vazo ku ishin mbjellë fara kanabisi.

Gjatë hetimeve, agjentët vendosën pajisje të ndryshme përgjimi, duke vërejtur se banorët e shtëpisë, një grua dhe dy burra, hynin dhe dilnin nga ndërtesa me një makinë.

Gjatë pajisjeve të mbikëqyrjes, policia vërejti që makina të tjera mbërritën në vilë dhe me sa duket kryen shkëmbime mjetesh me qëllim të rritjes së marihuanës, të tilla si tuba plastikë të bardhë dhe panele izoluese.

Policia zbuloi se të arrestuarit kishin marrë ndërtesën me qira dhe se, për të nënshkruar marrëveshjen e qirasë, kishin përdorur karta identiteti italiane të manipuluara.

Ndaj të arrestuarve, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

Për ndriçimin e ndërtesës, shqiptarët vidhnin energjinë elektrike. Policia sekuestroi rreth 70 llamba dhe një sërë materialesh të tjera


TË NGJASHME