HomeShowbiz

Plás ironia mes dy konkurrenteve të “Big Brother Vip”: “Ti zemra vdès për vëmendje…”

Spektakli i një mbrëmje më parë nxiti edhe shumë debate mes banorëve të cilat u reflektuan edhe teksa ata po konsumonin darkën. Beniada dhe Sheila janë dy nga pesë të nominuarit dhe duket se ethet e largimit nga shtëpia kanë nisur të japin shenjat e para.

Teksa të gjithë ishin ulur duke konsumuar diçka për të ngrënë, Sheila dhe Beniada filluan të flisnin për shenjat e horoskopit, ku papritur e gjithë biseda u kthye në një “debat” plot kunja dhe ironi, ku në mes tyre gjendej Donaldi i cili nuk ndërhynte por thjesht i vëzhgonte. Deri në një moment ku me nota humori i tha që të dyja të takonin zonjën Meri Shehu e cila merret me studimin e shenjave të zodiakut.

Në bisedë e sipër, Beniada i drejtohet Sheilës duke i thënë që provokon shumë në dashuri dhe se ajo, si akrep, “pickon”. Ndërsa Sheila akuzoi se Beniada i hidhet të gjithëve në krah. Por reagimi i saj ka qenë i menjëhershëm duke i thënë se ajo i vret ata. Kaq i duhej Sheilës për të bërë deklaratën se modelja e njohur vdès për vëmëndje dhe bën çdo gjë për të.

Ti zemra, vdes për vëmendje prandaj sulesh sa andej këtej!

Teksa Beniada do planifikonte rutinën e mëngjesit të ardhshëm derisa në bisedë e sipër i drejtohet Kledit me këto fjalë: Do zgjohedh nëse, do bësh stërvitje me Granitin. Pastaj do më zgjosh mua dhe këtë pilipicën këtu afër (Sheilën).

Ky epitet i vendosur nga Beniada nuk i pëlqeu aspak Sheilës e cila reagoi menjëherë duke i thënë modeles: Të njoh shumë mirë, je e bukur por nuk ke vetbesim. Kërkon vëmendje.

Situata ka agravuar mes sy vajzave teksa nuk janë kursyer me ironitë ndaj njëra-tjetrës. Beniada në fund të debatit kërkoi falje por kjo duket se nuk e qetësoi mjaftueshëm Sheilën.


TË NGJASHME