HomeShowbiz

Plás keq debati mes Ilirit dhe Arbrit: “Mos më puth më” (Video)

Dita e mërkurë në “Big Brother” është shoqëruar me kunja, ironi dhe debate.  Shkak është bërë sjellja e Ilirit, kontrolluar nga një mision i ngarkuar nga “Vëllai i Madh”.

Një nga detyrat e misionit ishte që t’i thoshte njërit prej banorëve që të ndaloje puthjet me të. Ai si “viktimë” zgjodhi Arbrin, përballje e cila u shoqërua me një debat shumë të ashpër mes tyre.

Pjesë nga biseda:

Iliri: Mos më puth më, të kam thënë 100 herë që e kam bezdi

Arbri: A të kam ardhur të kam puthur ndonjëherë?

Iliri: Disa herë dhe ta kam sqaruar që nuk më pëlqen si gjë

Arbri: Meqë e paske bezdi atëherë do të të puth çdo minut

Iliri: Atëherë paske qejf të më puthësh? Mos u ofendo nëse të them që ty të pëlqejnë burrat

Arbri: Po, më pëlqejnë burrat. Por gjithësesi më mirë është të të puth sesa të të pështyj

Iliri: Mos do të na puthësh edhe në buzë tani?


TË NGJASHME