HomeShowbiz

Plas lufta për trashëgiminë e Maradonës, ja kush po e kërkon pasurinë e ikonës së futbollit

Largimi nga kjo botë nuk është i lehtë, veçanërisht nëse bëhet fjalë për një ikonë botërore, si Diego Maradona, i konsideruar si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Jo thjesht talenti, magjitë dhe frymëzimi që dhuronte në futboll. Diego Armando Maradona është përfolur shumë edhe për jetën jashtë futbollit, diçka e cila vazhdon edhe tani kur bota është në zi për humbjen e një prej më të mëdhenjve të historisë.

Mirëpo, mediat shkruajnë se tashmë ka nisur lufta për pasurinë. Ekziston një trashëgimi gjigante. Sipas njerëzve të afërt të familjes, pasuria e trashëguar nga vdekja e Maradonës është rreth 75 milionë dollarë.

Ajo përbëhet nga pasuritë e paluajtshme të shpërndara në të gjithë botën, sponsorizime, investime të ndryshme në Venezuelë dhe Itali, shtëpi dhe automjete luksi të lëna në Dubai, por edhe një unazë e çmuar e madje një automjet amfib në Bjellorusi, i njëjti që u prezantua si president i skuadrës së Dynamo Brest.

Protagonistët kryesorë në këtë trashëgimi janë pesë fëmijët e tij të njohur: Dalma, Giannina, Diego jr, Dieguite Fernando dhe Jana.

Pjesë e saj është edhe ish e dashura Rocio Oliva, një taksambledhës italiane dhe shumë disa fëmijë të tjerë, veç atyre që janë të njohur ligjërisht.


TË NGJASHME