HomeLajmi i Fundit

Plas sherri në urbanin e Tiranës së Re, arrestohet 23-vjeçari

Kane perjetuar momente te pakendshme pasagjeret e njerit prej autobusëve të linjës së Tiranës së Re.

Ngjarja ka ndodhur mbreme, kur një prej udhëtarëve u perfshi ne nje konflikt me shoferin, pasi pas pritjes se gjate ne stacion, drejtuesi i autobusit po vonohej shume edhe ne ecje.

JOQ poston videon qe mund te shihni me poshte, shoqeruar edhe me kete rrefim te njerit prej pasagjereve qe kane qene brenda ne autobus, dhe perpos se kane degjuar gjithcka kane qene te detyruar te prisnin te mbyllur, pasi shoferi nuk hapte dyert e autobusit, deri sa te vinte policia.

Rrefimi i qytetarit

Në linjën e Tiranës së re. Pasagjeri kapet me fjalë me shoferin e autobusit për shkak të vonesave në linjë. Kishte pritur autobusin 20 min ne stacion dhe pasi kishte hypur po ecte ngadalë. Pas fjalëve pasagjeri dhe shoferi filluan të kapen me duar. Shoferi mbylli autobusin dhe mbajti brenda dhe 15 veta të tjerë, vajza, gra të moshuar etj. Njerëzit i luteshin shoferit tu hapte derën por ai nuk pranonte. U thoshte do rrini këtu sa te vijë policia. Policia erdhi pas 20 minuta terrori, grushtash dhe gjakosje. Pasagjerët i thoshin, do na bëni zarar do na merrni në qafë, do ikim në shpi vajti ora 10-të e ca. Po e kishte lënë autobusin ndezur, ja te hidhej ai tipi në timon. Se ai desh të ikte, shoferi me fatorinon e mbanin me zor brenda. Unë te bej këtë të bëj atë I thoshin Kot o vëlla desh ti dilte e tija shoferit, mbante peng dhe të tjerët. Do rrini se sben brenda u thoshte pasagjerëve se kështu është rregulli. Ata ziheshin në autobus njerëzit i mblodhën një grusht në fund të sediljeve. Kjo ishte.

Vihet ne pranga i riu qe u perfshi ne sherr me shoferin e autobusit te nje linje urbani ne kryeqytet.

Policia e Tiranes ben me dije se ka arrestuar nje 23 vjecar, A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).

Ky shtetas kishte thyet masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe më pas u konfliktua me shoferin e autobusit, duke i kerkuar te ecte shpejt. Sherri degjeneroi edhe ne dhune, pasi sipas policia, ai e ka goditur shoferin me mjete te forta.

NJOFTIMI I POLICISE 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, arrestuan në flagrancë shtetasin:A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë  (me precedentë të mëparshëm penal).

Shtetasi i mësipërm ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” duke dalë nga shtëpia dhe më pas është konfliktuar për motive të dobëta (pse autobuzi nuk ecte shpejt), me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta në pjesën e fytyrës.

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.