HomeSport

“Plas” te Barcelona, Messi përplaset me Abidal

Ndodh edhe kështu. Në njërin prej klubeve më të mëdha të botës, përgjigjet, mendimet dhe replikat bëhen nëpërmjet instagramit. Dhe nuk po flasim për lojtarë të dorës së dytë, por për vetë Lionel Messin që i është përgjigjur një deklarate të bërë nga drejtori i Barcelonës, Eric Abidal. Francezi u shpreh në numrin e djeshëm të “Sport” se disa lojtarë ishin të pakënaqur me Valverde, ndaj nuk kishin dëshirë të stërviteshin me të. Më tej ish-mbrojtësi i Barcelonës ka shtuar se këtë gjë e ka pikasur duke njoftuar edhe presidentin.

Fjalët e Eric Abidal nuk kanë shkuar në veshë të shurdhër, pasi ka qenë vetë kapiteni dhe lojtari më i rëndësishëm i Barcelonës që nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje drejtorit dhe ish-shokut të skuadrës. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, numri 10 i blaugranave i ka kërkuar Abidal që të nxjerrë emrat e lojtarëve që nuk dëshironin Valverde te Barcelona sepse me një deklaratë të tillë i baltos të gjithë.

Sinqerisht nuk më pëlqen të bëj gjëra të tilla, ndaj besoj se të gjithë duhet të kenë përgjegjësi për fjalët që thonë duke marrë përsipër vendimet. Për atë që ndodh në fushë, jemi ne lojtarët që kemi marrë përsipër gabimet kur nuk kemi performuar mirë. Drejtuesit e klubit duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre. Kur flitet për futbollistët, unë dhe kolegët e mi futemi të gjithë në një grup. Ai që akuzon le të nxjerrë emrat, në të kundërt rrezikon të na bëjë pis të gjithëve, me gjëra që nuk janë të vërteta“, është shprehur Leo Messi.


TË NGJASHME