HomePolitikë

Platforma, Rama: Pas 30 qershorit nisim një fazë të re për…

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të përjavshëm me koordinatorët e platformës ‘Shqipëria që duam’, tha se pas 30 qershorit trajtimi i ankesave të qytetarëve për bashkitë do të hyjë në një fazë të re.

“Kam besim se në 30 qershor ne ndër të tjera do të krijojmë mundësinë edhe për të hyrë në një fazë të re të trajtimit të ankesave për bashkitë, qoftë edhe në aspektin sasior dhe cilësor. Nuk ka nevojë as për miq as për shokë as për kushërinj as për filtra të tjerë por cdo qytetar, njësoj si cdo deputet ka akses të drejtëpërdrejtë tek cdo ministër për problemin e vet. Çka do realizojmë është akses  drejtëpërdrejtë tek cdo kryetar bashkie të jetë i të njëjtës cilësi.

Zgjedhjet nuk bëhen për ata që zgjidhen por ata që zgjedhin, dhe ata që zgjedhin më 30 qershor do të zgjedhin për të pasur akses të drejtëpërdrejtë tek cdo kryetar bashkie që kanë dhënë ose nu kanë dhënë votën e tyre.” u shpreh Rama.


TË NGJASHME