HomeSport

Play-off i Ligës së Kombeve, Kosova mëson kundërshtarin e radhës

Edhe pse ishte shumë afër kualifikimit në “Euro 2020”, Kosova në fund nuk ka arritur ta arrisi këtë gjë. Megjithatë, ‘Dardanët’ kanë edhe një tjetër mundësi për të arritur synimin dhe qëllimin e tyre. Ditën e sotme, skuadra e Bernard Challandes ka njohur edhe kundërshtarin që do të përballet në fazën e play-off, nga Liga e Kombeve.

Shorti i hedhur mesditën e sotme në Nion të Zvicrës ka vendosur përfaqësuesen e Kosovës përballë Maqedonisë së Veriut në fazën gjysmëfinale. Ndeshja e parë do të luhet në transfertë, ndërsa ajo e kthimit në Prishtinë. Po ashtu, shorti ka përcaktuar edhe përballjet e tjera të play-off. Finalet e Euro 2020 kanë njohur 20 skuadrat e kualifikuara nga eliminatoret, ndërsa katër të tjera, mes tyre edhe Kosova kanë mundësi të sigurojnë biletën nga play-off i Ligës së Kombeve.


TË NGJASHME