HomeShowbiz

Plot aventura dhe çmenduri, Roza Lati sjell emision e ri

Roza Lati është një nga prezantueset më të dashura për publikun shqiptar për çiltërsinë dhe mënyrën e të thënit gjërat pa komplekse. Por pas përfundimit të emisionit “Why Not“, ndryshe nga moderatorët e tjerë për Rozën nuk ka pushime këtë vit. Moderatorja do të sjellë shumë shpejt super emisionin e ri veror për të cilin ka punuar 2 vjet.

Emisioni do të quhet “Bukë me vete”, që do të jetë një reality show ku do të vizitohen disa nga vendet bregdetare shqiptare.

Në një prononcim për “News31.al”, Roza ka treguar se pjesë të emisionit do të jenë dhe personazhet VIP që do të bëhen pjesë të lojërave të ndryshme.

“Është një reality show që do bëhet me kamper, nisja nga Tirana për në jug. Do ‘peshkohen’ Vip-at. Ky projekt do të ketë barbekju, do ketë pushim, diell, det, do ketë dallgë!”, ka treguar Roza duke shtuar se emisioni do të transmetohet në Ora News.


TË NGJASHME