HomeShowbiz

Plot emocione/ Ndodh takimi i shumëpritur Bora-Donald

Në spektaklin e sotëm të Big Brother Vip është bërë i mundur takimi i Bora Zemanit me Donald Veshaj për disa minuta të tëra.

Sapo Donaldi pa që Bora ishte në ambientet e shtëpisë u emocionua së tepërmi duke iu mbushur edhe sytë me lot.

Takimi mes të dyve pati më shumë shikime se sa fjalë, duke lënë të kuptueshme se dashuria mes tyre është shumë e fortë.

Bora i tha Donaldit që të bëhet i fortë aty brenda dhe të kthejë humorin që atë e karakterizon, teksa i premtoi që do të flasin jashtë.

Asnjëri nuk shprehi se çfarë donte për momentin, por Bora tha: Unë dua Donaldin që kam pasur! E të njëjtën gjë pohoi edhe Donaldi: Dua Borën që kam pasur.

Gjithashtu mes dyshes pati edhe një puthje në buzë pas insistimit të publikut dhe Donaldit.

Këto janë fotot nga takimi që dhuroi pafund emocione:


TË NGJASHME