HomePolitikë

Plotësohet kërkesa e Trump/ Georgia do të rinumërojë votat

Trup ka deklaruar që gjatë procesit të numërimit se votat e partisë së tij po vidhen. Diçka e pazakontë në fakt, pasi në gjithë historinë e zgjedhjeve amerikane nuk është bërë ndonjëherë ndonjë akuzë kaq e fortë.

Duke u nisur nga kjo, shteti i Georgias merr parasysh kërkesë e ish-presidentit Donald Trup dhe informon se votat do të rinumërohen, deri në afatin kohor 20 nëntorë.

Duket ky është një plotësim i kërkesës së administratës së Trump që nuk pranon humbjen dhe akuzon për manipulim votrash. Shteti i Georgia-s do të rinumërojë me dorë votat.

Sekretari i Shtetit të Georgia-s Brad Raffensperger siguroi se do të rinumërohet çdo votë dhe se nuk do të lënë asnjë hapësirë dyshimi mbi verdiktin e vërtetë të popullit.

Shteti i Georgias ka qënë një zonë mjaft e nxehtë “ndërluftimi”, dhe shteti ku administrata Trump kishte pritshëri të larta.

Ju rikujtojmë se Biden e fitoi shtetin e Georgia-s që konsiderohej si fushë-betejë dhe shkoi në 290 mandate, teksa nëse e humb bie në 274 vota elektorale, të mjaftueshme sërish për t’u bërë President i 46-të i SHBA.

Ritheksojmë se Georgia ka vendosur si afat datën e 20 nëntorit dhe deri atëherë ankthi për ndonjë ndryshim të mundshëm të rezultatit do të mbajë në tension amerikanët si dhe protrump-istët në gjithë botën, por që mesa duket fitorja e thellë e Biden nuk do të lëkundet edhe pas kësaj, vetëm nëse edhe shtetet e tjera do të lindë dyshimi mbi rezultatin dhe do të vendosin të bëjnë një rinumërim të votave.


TË NGJASHME