HomeLajmi i Fundit

PNUD ndihmon Shqipërinë

PNUD ka sjellë në Shqipëri një grup ekspertësh ndërkombëtar, për të ndihmuar vendin në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare, Njësinë e Mbrojtjes Civile të BE-së dhe Institutin e Statistikave (INSTAT), PNUD aplikoi metodologjinë e Vlerësimit të Banesave dhe Ndërtesave të Dëmtuara (HBDA), e cila është përdorur më parë  ne vende te tjera te botes pas situatave te ngjashme.

cq5dam.web.699.470

Metodologjia përfshin një proces të mbledhjes dhe të vizualizimit të të dhënave për të konstatuar dëmet në ndërtesat në shtatë bashkitë më të prekura. Pas testitmit të suksesshëm te kesaj metodologjie ne terren, autoritetet shqiptare jane duke e aplikuar kete metodologji për të kryer vlerësimin e dëmeve.

PNUD eshte gjithashtu duke ndihmuar në vlerësimin e nevojave të qytetarëve të strehuar përkohësisht në hotele dhe çadra. PNUD po bashkepunon me INSTAT për kryerjen e një mini- ankete mbi bazen e metodologjise SILC (Analize të të Ardhurave dhe Kushteve të Jetesës ) me qëllim vlerësimin e impaktit te termetit dhe krijimin e një platforme të vizualizimit të të dhënave e cila do të ndihmojë në përshpejtimin e vendimmarrjes së qeverisë për ndihmën prioritare.

Gjithashtu, PNUD është duke bashkëpunuar me institucione shtetërore për të gjeneruar të dhëna mbi pasojat e tërmetit te familjet në bashkitë e prekura, në mënyrë që të nxirren të dhëna të sakta për Vlerësimin e ardhshëm të Nevojave pas Fatkeqësisë (PDNA) nën udhëheqjen e qeverisë, i cili do të kryhet me mbështetjen e Bashkimit Evropian, Bankës Botërore dhe sistemit të OKB-së, duke përfshirë edhe mbështetjen teknike, ekspertizën ndërkombëtare dhe kombëtare dhe eksperiencën mbarëbotërore të PNUD

Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD në Shqipëri, Limya Eltayeb, u shpreh: “Pas kësaj fatkeqësie, qeveria shqiptare duhet të kryejë një vlerësim sa më të shpejtë të ndërtesave të dëmtuara dhe të sigurojë rikthimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre, të nisë vlerësimin PDNA dhe të zhvillojë një kuadër të rimëkëmbjes pas fatkeqësisë. PDNA bën vlerësimin e dëmeve dhe humbjeve dhe qëndron në themel të një programi gjithëpërfshirës të rimëkëmbjes, i cili promovon barazinë dhe përfshirjen. Në mënyrë specifike, PDNA vlerëson shtrirjen e plotë të pasojave të një fatkeqësie, përcakton nevojat për rimëkëmbje dhe shërben si bazë për hartimin e një strategjie rimëkëmbjeje me qëllim koordinimin e financimit nga donatorët. Komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë edhe PNUD, solidarizohet me popullin shqiptar në këto momente të vështira.”