HomeSociale

Po digjte mbeturinat, i vuri zjarrin 5 dynymëve tokë, procedohet 50-vjeçarja

Një 50-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë ditën e sotme në Pogradec, pasi dyshohet se i vuri zjarrin 5 dynym vreshta, barishte e shkurre.

Sipas policisë, 50-vjeçarja me inicialet N.B, në fshatin Grabovicë, duke djegur një sasi mbeturinash i ka dalë zjarri nga kontrolli dhe për pasojë është djegur sipërfaqja me vreshta.

Njoftimi i plotë i policisë:

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases:

N.B, 50 vjeçe, banuese në fshatin Grabovicë Pogradec.

Procedimi ndaj saj filloi pasi, në fshatin Grabovicë, duke djegur një sasi mbeturinash, shtetases N.B, i ka dalë zjarri nga kontrolli dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe prej 5 dynymë vreshtë, barishte dhe shkurre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.


TË NGJASHME