HomeLajmi i Fundit

Po futej në burg të takonte të afërmin, arrestohet 35-vjeçari

Tentoi të fuste lëndë narkotike heroinë në I.E.V.P Fushë-Krujë, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë e I.E.V.P Fushë-Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 35 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë në I.E.V.P Fushë-Krujë, më datë 31.10.2019, gjatë kontrollit të shtetasve që hyjnë për të takuar familjarët e tyre që vuajnë dënimin në ambientet e I.E.V.P-së Fushë- Krujë, e kanë kapur në flagrancë duke futur 10 gr. lëndë narkotike të dyshuar heroinë, të cilat i kishte futur në xhepin e një xhupi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 gr. lëndë narkotike, e dyshuar heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”.


Policia e Durrësit pas një telefonate në nr. 112 se dy shtetas po vidhnin materiale ndërtimi tek një firmë kanalizimesh, falë reagimit në kohë arrestoi në flagrancë shtetasin:

F. A., 53 vjeç, banues në Durrës dhe procedoi në gjendje të lirë shtetasin Y. U.,46 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas u kapën në flagrancë duke vjedhur dhe gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. A. iu gjetën në xhep dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.5 gr. lëndë narkotike, e llojit marijuanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.