HomeLajme

Po hante darkën/ Si e vráu Metaj 23-vjeçaren në Fier? Dalin detaje të reja

Të premten e kësaj jave në orët e vona u shënua një vrásje në fshatin Zhupan të Fierit që trónditi banorët. E vdèkur mbeti 23-vjeçarja Sabrina Bengaj, ndërsa autori i ngjarjes është ish-bashkëshorti i të ndjerës, Elton Metaj.
Lidhur me ngjarjen kanë dalë detaje të reja, ku mësohet se Sabrina Bengaj sapo ishte kthyer nga puna dhe ndodhej në shtëpinë e prindërve duke ngrënë darkë, ku papritur Eltoni ka trokitur në derë dhe ka kërkuar që ajo të dalë jashtë dhe më pas e ka vrárë. Mësohet se vajza kishte marrë urdhër me 14.10.2020, deri në datën 14.10.2021.

Në divorcin e tyre gjýqtar ka qenë Alfred Konomi, teksa Elton Metaj është liruar nga búrgu për një vepër të mëparshme pènale me arsyetimin se vuánte nga shëndeti mendor.

Gjithashtu Sabrina kishte urdhër mbrojtjeje nga ish-bashkëshorti i saj, por edhe njëherë urdhri i mbrojtjes me sa duket është vetëm një copë letër në Shqipëri, pasi ky nuk është rasti i parë që një grua vrítet nga ish-bashkëshorti edhe pse me urdhër mbrojtjeje nga gjýkata.


TË NGJASHME