HomeShowbiz

Po i propozonte të dashurës për martesë, Xhaka…

Taulant Xhaka gjendet me pushime, por vera e vitit 2019 do të mbetet gjatë në kujtesën e tij dhe partneres. Teksa ndodhen me pushime, është pikërisht mesfushori i Kombëtares, që është ulur në gjunjë ditën e sotme, duke i propozuar për martesë, të fejuarës së tij, Arbnora Nuredini, prej kohësh bashkë.

Dhe mesa duhet, përgjigja ka qenë “Po”, pasi të dy kanë postuar të njëjtën foto në rrjetet sociale, me shkrimin “Zoti dhe Zonja Xhaka”. Mirëpo ndjekësit e Xhakës ndërkohë nuk kishin si të mos e kapnin gabimin e tij.

Në momentin e propozimit, Xhaka e ka drejtuar unazën nga vetja dhe jo nga Arbnora dhe duket sikur po i propozon vetës.

Megjithatë në këto raste emocionet bëjnë të vetën dhe Xhaka ka harruar ta kthejë unazën nga Arbnora.

Përveçse i vunë në dukje gabimin, komentuesit i kanë bërë dhe urimet për martesën. Pavarësisht gabimit të Xhakës, kjo foto me siguri do të mbetet një nga më të veçantat dhe më humoristiket, që çifti nuk do ta harrojë kurrë.

VETES.png

TË NGJASHME