Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit Politikë

“Po-ja e negociatave, sinjal i rëndësishëm”, flet deputetja gjermane

Deputetja socialdemokrate, Nezahat Baradari vlerëson vendimin e parlamentit gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por me disa kushte shtesë për Shqipërinë.

“Është një sinjal i rëndësishëm për integrimin europian të të gjithë rajonit, që grupet parlamentare të koalicionit e hapën rrugën për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shprehet deputetja socialdemokrate, Nezahat Baradari në një deklaratë për Deutsche Wellen.

Të enjten Bundestagu do të japë përfundimisht dritën e gjelbër për këtë, thekson Baradari.

Por deputetja gjermane e vë theksin tek vazhdimi i reformave. “Të dyja vendet duhet tani të vazhdojnë pa ndryshuar përpjekjet për reforma. Së bashku me partnerët tanë europianë ne do ta ndjekim këtë proces në mënyrë intensive dhe në rast nevoje do të kërkojmë përpjekje të tjera.” DW

Related posts

Mënyrat më efektive për t’i bërë sytë të duken më të mëdhenj

Mila

Zgjedhjet, Bindja Demokratike dorëzon ankimimin në KQZ

Xhensila Gotanews

De Ligt pranë transferimit te PSG/ Raiola në Paris për bisedimet

igligota
Na Kontaktoni!