HomeModa

Po ju i keni blerë këto aksesorë? Personazhet e njohur që janë të fiksuar pas karficave dhe jo vetëm…

Aksesorët e flokëve sërish janë në trend në botën e modës, mirëpo vëmendje të veçantë këtë sezon vajzat ia kanë kushtuar karficave, të cilat japin doza elegance . Ato janë kudo që të ktheni kokën e është një ndër trendet që mund të përdoren për t’i dhënë më shumë ngjyra e gjallëri veshjes suaj. Ky detaj i modës është zgjedhje e përsosur është ideale për të përcjellë stilin tuaj në mënyrë origjinale.
Vetëm me disa karfica dhe ju do të shkëlqeni në daljet duke u dukur sa më fashion për sezonin e pranvarës dhe verës.

Elvana Gjata ka qenë ndër të parat që e ka rikthyer këtë trend tek ne.

elvana.png

Trendin e karficave së fundmi e ka përqafuar edhe moderatorja e njohur Elita Rudi, por ajo ka vendosur që t’i personalizojë dhe karficat të mbajnë emrin e saj.

elita.png

Orinda Huta ka treguar se i ka shumë të preferuara karficat saqë i ka bërë pjesë të përditshmërisë së look-ut të saj dhe duket kaq bukur.

orinda.png


Blogerja e njohur Dajana Dako na sugjeron që të mos vendosim një karficë tek flokët, por mund të guxojmë duke vendosur deri në 4 karfica të ndryshme.

dajana.png

Arjena Duçi me karficat në kokë duket sikur sapo e kemi rrëmbyer nga periudha e artë e viteve 90’.

arjena2.png


Karfica rozë? Po, dhe do dukeni kaq ëmbël si blogerja e njohur Alba Hodo. Po përvec karficave rozë ajo ka treguar se i preferon të gjitha karficat dhe pothuajse në çdo look e ka kompletuar me aksesorin më trend të momentit.

alba.png
alba3.png


Përveç trendit të karficave, në modë janë rikthyer edhe rrathët e mëdhenj në kokë që po pushtojnë Instagram-in. Të gjithë janë fiksuar me këtë aksesor, jo vetëm sepse u jep më shumë stil, por është edhe një shpëtimtar në ditët kur flokët tuaj s’duken aspak bukur. Personazhet e njohur të showbizit shqiptar e kanë përqafuar këtë trend dhe kanë eksperimentuar me këtë aksesor që për momentin po bën namin kudo.

Armina Mevani ka përqafuar një të tillë por me një miksim ngjyrash që të jep përshtypjen e një ylberi. Ajo me këtë look është shfaqur gjatë muajit të modës.

armina.jpg


Blogerja e njohur Odeta Banushaj ka preferuar që të qëndrojë tek e zeza, por e zbukuruar me disa perla që bëjnë diferencën.

odeta.jpg


Rrathë velvet ne kokë ka preferuar blogerja me stilin e veçantë, Linda Dido.

linda.jpg

Po me të njëjtin model ka përqafuar edhe Dajana Dako dhe Alba Hodo.

djana.jpg
alba_rrethi.jpg

TË NGJASHME