HomeShowbiz

Po kërkonte Taylor Swift, mbytet në det fansi i këngëtares

Kemi dëgjuar ndodhi nga më të ndryshmet mirëpo kjo që do ju tregojmë sot është më e frikshmja dhe më e çuditshmja.
Në Zelandën e Re një fans i fiksuar pas këngëtares Taylor Swift është mbytur në det pasi po kërkonte yllin e pop-it në det.
26 vjeçari Stephen Kapeli, humbi në plazhin “Takapuna” në prill të 2017-ës, pasi iu dha një orë leje e pajustifikuar nga një institucion i shëndetit mendor pasi vuante nga një çregullim mendor.

Ai thuhet se është larguar nga “Shore”, në Takapuna, në orën 04:30 të mëngjesit, më 5 prill te 2017 dhe kur ai nuk u kthye më, një orë më vonë nisën kërkimet.

Trupi i tij u zbulua nga një qen pas gjashtë ditësh në plazhin Takapuna ndërsa policia deklaroi:

Stephen kishte artikuluar bindjet e tij për të pasur aftësi të veçanta në lidhje me kompjuterin dhe donte të kishte një marrëdhënie me yllin e pop-it Taylor Sëift, si dhe çështje të tjera, të cilat ishin imagjinare, në vend se të ishin te bazuara në realitet.


TË NGJASHME