HomeShowbiz

“Po më hyn në zemër”/ Fatjoni bën deklaratën e fortë për njërën nga vajzat në “Për’Puthen”

Ditën e djeshme në emisionin Përputhen ishte radha e takimit të Fatjonit me Ana Kaurin ose ndryshe e njohur si Ana 2. Një takim akoma edhe më shumë interesant se të tjerat, që të dy këta kanë pasur në javët e kaluara, pasi këtë takim e kanë shijuar të gjithë.

Tërheqja fizike mes tyre nuk mungoi dhe jo vetëm kaq, por Fatjoni bëri edhe deklaratën e fortë për Anën ku tha se po i “hyn në zemër”.

Fatjoni: Pse të vajti syri te zemra? Mua mu duk si zemra ime dhe e mendova ta çoj aty që ti bjerë në sy Anës. Provoje një herë a e ngre dot zemrën time. Provoje ta ngresh. Unë e kam shumë të rëndë zemrën. Pse nuk na lë kohë të dyve, direkt mbas takimit të tretë te i 4.

Ana: Dua të krijoj afrimitet me ty që të shoh nëse shkojmë ose jo.

Fatjoni: Ana po bën shumë stërvitje për të hyrë në atë zemër dhe besoj se po ja arrin.

Ana: Mua mu duk si një zemër demi, nuk e di sa do depërtojë unë te zemra e Fatjonit apo ai te imja.


TË NGJASHME