HomeModa

Po, mund të jesh me stil edhe kur është ftohtë !

Shpesh herë na duhet të heqim dorë nga stili për të qenë ngrohte, por kjo gje nuk eshtë e thenë!

Dhe pse temperaturat mund të jenë shumë të ulëta, ju serish mund te qëndroni e veshur me stil dhe nuk kini pse të shqetësoheni për gripin.

4 prej fashionistave shqiptare të momentit e kanë vërtetuar këte më së miri!

E gjitha me të bardha

Po, mund të guxosh me një paraqitje të gjithën me të bardha edhe në dimër.  Ariana Fejzullahu ka zgjedhur një pallto super të gjatë dhe të ngrohtë të bardhë, që ta kombinojë me pantallona, çantën edhe beretën me të njëjtën ngjyrë. Për të qëndruar ngrohtë te këmbët,  çizmet me pelush “Uggs” janë zgjedhja perfekte.

Pallto të kuqe

Një nga ngjyrat më në trend të sezonit ka qenë e kuqja. Dhe nuk është nevoja të jeni e guximshme që të blini një pallto të tillë. mund ta kombinoni si Jonida Maliqi me një veshje njëngjyrëshe. Ju sigurojmë që e kuqja është me e kombinueshme sesa mendoni!

Stili “casual”

Kombinimi xhinse, atletet dhe bluzë me printe nuk ikën kurrë nga modë. Nëse doni të ndiqni stilin e Lori Hoxhës, zgjidhni xhinse “mom” dhe një xhup sportiv me dizajn leopardi.

Me tuta

Iku koha kur tutat visheshin vetëm në shtëpi apo në lagje, me to mund të dilni nga mëngjesi në mbrëmje mjafton që të bëni kombinimin e duhur. Kida na tregon se kompleti i tutave të bardha shkon shumë me çizmet me takë dhe një xhup.


TË NGJASHME