HomeLajmi i Fundit

“Po na ikën truri, po na ikën rinia”/ Eksperti Gëdeshi: 92% e studentëve më të mirë nuk ia hedhin sytë vendlindjes!

Profesori Ilir Gëdeshi nga Qendra e Studimeve Ekonomike dhe Shoqërore, ka folur gjatë konferencës së organizuar nga Presidenti Ilir Meta, online, ku u trajtua tematika e shpopullimit të vendit, dhe u shpreh se migrimi po merr trajtën e “ikjes së trurit” nga vendi.

Ai gjitashtu tha se studentët më të mirë po ikin nga Shqipëria, dhe pjesa më e madhe e tyre nuk kanë dëshirë të kthehen më, e kjo ndodh si pasojë e gjendjes së mjerueshme në cilën ndodhet vendlindja e tyre.

DEKLARATA E PLOTË

“Nga Shqipëria po ikin edhe të arsimuarit. Emigrimi po merr trajtën e “ikjes së trurit”. Vendet para dhe pas Shqipërisë janë të Afrikës ose të Azisë. Fenomeni sa vjen e po bëhet më shqetësues. Shqipëria ka 18 mijë studentë jashtë.

Po ikin fëmijët e elitës intelektuale të vendit. Rreth 94 për qind e studentëve jashtë duan të qëndrojnë në vendin ku studiojnë dhe mos kthehen më. Kjo është diçka e rëndë për vendin. Kjo ndodh, sepse studentët nuk shohin të ardhme apo përmirësim të gjendjes në Shqipëri. Po emigron rinia, që është edhe perspektiva e vendit”, tha Gërdeshi.