HomePolitikë

“PO” për negociatat, Basha: Tani gjithçka është në dorën tonë

Menjëherë pas vendimit të ministrave të Bashkimit Evropian për t’i hapur dritën jeshile të çeljes së negociatave Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka reaguar kreu i PD, Lulzim Basha.

Basha, përmes një postimi në “Twitter”, tha se tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre.

“Vendet anëtare të BE-së dëshmuan sot se e mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët me shprehjen e vullnetit për të hapur negociatat. Tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre”, shkruan Basha.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME