HomeSociale

Po peshkonin me dinamit, plagosen 2 persona

Dy persona mbetën të plagosur pas shpërthimit të lëndës plasëse me të cilën po gjuanin peshk.

Mësohet se Ilirjan Llanaj, 46 vjeç nga Saranda dhe Mantho Gunella, 59 vjec nga Çuka peshkonin me dinamit, ndërsa një pakujdesi solli edhe plagosjen e tyre.

Ata u transportuan në spitalin e Sarandës për ndihmën mjekësore.

46-vjeçarin Ilirjan Llanaj për shkak të plagëve u nis për mjekim të specializuar drejt Tiranës.


TË NGJASHME