HomeSociale

Po punonte në banesë, humb jetën 58-vjeçari në Krujë

Një 58-vjeçar ka humbur jetën në Krujë pasi është dëmtuar duke punuar në banesën e tij. Ndonëse është e paqartë se çfarë ka ndodhur, policia pohon se 58-vjeçari ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

“Më datë 22.06.2019, në Borizanë, Krujë, shtetasi Q.P., 58 vjeç, është dëmtuar duke kryer punime pranë banesës së tij.
Ai u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.


TË NGJASHME