HomePolitikë

Meta datë të re për zgjedhjet? Ja çfarë thotë Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e njësisë numër 4 në kryeqytet, ka folur edhe për takimin e kryedemokratit, Lulzim Basha dhe presidentit Ilir Meta që u mbajt mëngjesin e sotëm.

I pyetur nga banorët se çfarë do ndodhte nëse ata do caktonin një datë tjetër zgjedhjesh, Rama tha se nuk ka asnjë vlerë edhe nëse e bëjnë diçka të tillë.

Banori: Mbase sot bisedojmë ne Lulin caktojnë një datë tjetër

Rama: Bëjnë ca të duan, është nul. Është kot, s’ka asnjë vlerë, presidenti nuk ka asnjë të drejtë në asnjë rresht të kushtetutës, por kur e lexon atë si filxhan, këshu është

Banori: Po nëse shpërndan Kuvendin?

Rama: Ai mund të marrë vendim t’i shpalle luftë SHBA dhe BE por ca do me thënë kjo


TË NGJASHME