HomePolitikë

Po të isha kryeministër?! Basha tregon tre hapat urgjente kundër COVID-19

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bashatha në një lidhje në Skype në Topchannel tregojë se cilët janë tre hapat urgjentë që duhet të merren në këto momente nga qeveria për të përballuar situatën e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.

Kufizimet e forta dhe masat ekstreme kërkojnë masa mbështetëse. Tre gjërat që duhet të bëhen një orë e më parë. Të sigurojmë vijën e parë, mjekët. Të kemi pajisje mbrojtëse për të gjithë perosnelin mjekësor. Të sigurojmë që të kemi pajisjet testuese. Sot duhet të kemi mjaftueshëm pajisje për të testuarit. Kemi 50 për qind të popullsisë që në kushte normale mezi ia del. Kanë nevojë për ndihmë. Një paketë sociale që kemi propozuar. Natyrisht edhe të moshuarit dhe pensionistët. Po sot vura re që është shpallur nga zt.Rama ajo për të siguruar ushqime për pensionistët. Mos të harrojmë që me këtë dallgë po vjen edhe një dallgë ekonimike. Prandaj, sot duhet të shpallet paketa veçanërisht biznesit të vogël që është shtylla e ekonomisë shqiptare. Duhet të nisin pezullimet e detyrimeve.”

I pyetur nëse ka para qeveria për ta përballuar situatën, Basha tha se “anulimin e 10 koncesioneve që janë 120 mln euro. Vitin e kaluar KLSH ka kapur 1 miliardë euro dëme. 6 vitet e fundit, shuma është e barabartë në një buxhet shteti. Ndërkohë që flasim, ka akoma tendera dhe koncesione. Siç është vepruar sonte me pezullimin e koncesionit korruptiv të Check Up të veprohet edhe me koncesione të tjera.”

Basha gjithashtu tregojë se ku e ka kalur karrantinën.

“Midis shtëpisë dhe zyrës. Problemi i Shqipërisë është pak më ndryshe se shumë vende që po kalojnë masa të ngjashme. Nuk është thjeshtë fjalë goje. Specialistët thonë se nuk është aq e përshtatshme qëndrimi në shtëpi. Kanë kushte të vështira, imponimet që vendosen. Shqiptarët po bëjnë sakrificë të madhe. Më shumë se gjysma e tyre. Pa pasur asnjë plan mbështetës.” tha Basha.


TË NGJASHME