HomeLajmi i Fundit

Po transportonin shtetas sirianë, arrestohen dy 21-vjeçarë në Kukës

Dy 21-vjeçarë ranë në pranga nga policia e Kukësit teksa po transportonin 5 shtetas sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi.

Bëhet fjalë për H.Ç., banues në Tiranë dhe A.M., banues në Krumës, Has, arrestimi i të cilëve u bë pasi  u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” Kukës.

Shtetasit H.Ç dhe A.M, kundrejt fitimit  do t’i ndihmonin shtetasit sirianë  që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.