HomeShowbiz

“Po vrisja veten me barna dhe alkool!” Këngëtarja e famshme është abuzuar seksualisht kur ishte e vogël

Pesë vjet më parë Jessica Simpson pati një ofertë për të shkruar një libër motivues “Për të jetuar jetën më të mirë”. Por në zemrën e saj, ajo e dinte që nuk mund të bënte një gjë të tillë.

“Unë nuk u ndjeva rehat të flisja për veten time në një mënyrë që nuk ishte e sinqertë,” thotë Simpson. “Unë jam një gënjeshtare e tmerrshme”.

Me botimin e ardhshëm të kujtimeve të saj të fuqishme në librin “Open Book”, Simpson zbulon për herë të parë se është abuzuar seksualisht kur ishte e vogël.

Abuzimi filloi kur ajo ishte 6 vjeç, “kur ndava shtratin me vajzën e një shoqeje të familjes”, shkruan ajo. “Fillonte duke më gudulisur shpinën dhe më pas të shkonte në gjëra që ishin jashtëzakonisht të pakëndshme.”

Kur ishte 12 vjeç ajo u tha prindërve dhe prej atëherë ankthi dhe stresi ju bënë shoqërues të jetës.

Dhimbja e madhe, përfshi këtu edhe presionet në karrierë, e çuan atë drejt alkoolit dhe barnave stimulantë – një varësi që i rrezikoi jetën e saj.

“Unë po vrisja veten me alkool dhe barna”, shkruan ajo.

Ylli i muzikës i dha forcë vetes dhe ndaloi së piri alkool prej vitit 2017.


TË NGJASHME